MENU
klinika

“Once Upon a Time in Hollywood”

DiCaprio dhe Brad Pitt një film i ri bashkë

21.03.2019 - 11:17

Është publikuar sot traileri i filmit të shumëpritur të regjisorit Quentin Tarantino, i cili sjell bashkë në role kryesore dy aktorët më të mëdhenj të kohës, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.

Pas sukseseve me filmat si “The Hateful Eight”, “Kill Bill”, apo “Pulp Fiction”, filmi i ri dramë që flet për një histori vrasjesh të famëkeqit Charles Manson, të ndodhura në Los Angeles në vitin 1969, pritet të thyejë rekordet në kinema.

Trailer-i i parë për filmin, i cili u publikua një ditë më parë, tregon Rick Dalton personazhi i interpretuar nga Leonardo DiCaprio dhe Cliff Booth intrepretuar ky rol nga Brad Pitt. Në film luajnë gjithashtu një kast aktorësh të njohur si Margot Robbie, Al Pacino, Tim Roth, Kurt Russell dhe Timothy Olyphant.

Ky është filmi i parë i Tarantino-s që nuk financohet nga Harvey Weinstein, pas akuzave për këtë të fundit në lidhje me ngacmimet seksuale të aktoreve.

 

Tarantino ka punuar me këtë skenar për pesë vjet, dhe ka qenë vetëm 17 vjeç në kohën e vrasjeve famëkeqe në LA.

Regjisori, fitues i çmimit Oscar, ka punuar në të kaluarën, me DiCaprio-n në vitin 2012 në filmin “Django Unchained” dhe me Pitt në “Inglourious Basterds” të vitit 2009.

“Once Upon a Time in Hollywood” ishte planifikuar të shfaqej më 9 gusht 2019, datë që përkon me 50-vjetorin e vrasjeve të Charles Manson të orkestruara në verën e vitit 1969.