MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Lezhë/ Digjet gjatë natës makina e një biznesmeni

09.03.2019 - 09:59

Një makinë është djegur gjatë natës në Lezhë ndërsa ndodhej e parkuar. Mësohet se makina është në pronësi të një biznesmeni nga Lezha me inicialet A.F.

Policia e njoftuar për ngjarjen ka nisur hetimet por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt në mjet që ka shkaktuar djegien e automjetit.

Makina ishte e parkuar pranë shtëpisë së biznesmenit kur është përfshirë nga flakët.