MENU
klinika

Gati të flasin për romancën e tyre

Lidhja e tyre nuk është më sekret

24.03.2019 - 16:40

Naomi Campbell dhe Liam Payne raportohet se më në fund do ta bëjnë publike romancën e tyre.

Naomi Campbell dhe Liam Payne thuhet se janë në lidhje që prej muajit janar, shkruan DailyMail.

Mendohet se supemodelja dhe këngëtari do dalin flasin për të me rastin e  49-vjetorit të lindjes së modeles në maj.

Një burim konfirmoi se çifti po lidhen çdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin dhe kjo është arsyeja përse dyshja ka vendosur të flasë për lidhjen mes tyre pa gjetur më një rsye për ta mbajtur të fshehtë.

Prej disa muajsh në mediat rozë qarkullon lajmi se Naomi dhe 25-vjeçari janë në një lidhje. Së fundmi, ata anë parë bashkë në Formula E Hong Kong E-Prix.

Burimi shtoi se ishin të shumtë ata që mendonin se romanca e tyre nuk do zgjaste, por çifti po provon të kundërtën për të gjithë skeptikët.