MENU
klinika

Ligji i ri për ndihmën ekonomike

Penalizohen ata që refuzojnë të punojnë?

20.03.2019 - 09:52

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar ligjin për Mbrojtjen Sociale me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe forcimin e masave shtrënguese për ata që refuzojnë ofertat në zyrat e punës.

Ky vendim vjen pas problematikave që u shfaqën për shkak të skemës së re të shpërndarjes se ndihmës ekonomike.

Nga kjo skemë u përjashtuqn mijra familje të varfëra për shkak se nuk mund të plotësonin dokumentacionin përkatës.

Kur pritet të miratohet projektligji i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë:

-Ky projektligj pritet të miratohet në Kuvend këtë vit.
-Pritet të garantojë mbështetje për familjet në nevojë

Objektivat e programit të ndihmës ekonomike:

1-Administrimin dhe funksionimin e një skeme të përmirësuar të ndihmës ekonomike;

2-Thjeshtimin e procedurave të panevojshme për shkak të riorganizimit të skemës, të cilat janë bërë pengesë për mospërfitimin në kohë të ndihmës ekonomike;

3-Nxitjen e punësimit dhe përfshirjen e personave në moshë aktive pune përfitues të ndihmës ekonomike në programet aktive të punësimit dhe formimit profesional;

4-Mosrefuzimin e ofertave të përshtatshme të punës nga zyrat e punës;

5-Forcimin e masave shtrënguese në rastet e refuzimit apo largimit nga puna, me synimin për të shmangur sigurimin e të ardhurave në mënyrë alternative (informale);

6- Përjashtimin nga detyrimi i paraqitjes në zyrat e punës për tu regjistruar si punëkërkues të papunë të anëtarëve të familjeve në zonat rurale që zotërojnë ose jo tokë bujqësore në pronësi/përdorim, apo familjeve që kanë anëtarë në moshë aktive pune, që ndjekin arsimin e mesëm apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç;

7- Menaxhim dhe kontroll më të mirë mbi përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe shmangien e abuzivitetit.

Objektivat që synohen të arrihen në lidhje me programin e aftësisë së kufizuar, kanë të bëjnë me:

1-Përcaktimin e të drejtës së përfitimit të pagesave të personave me aftësi të kufizuar dhe të së drejtës së përfitimit të një ndihmësi personal;

2-Trajtimin e barabartë të të gjitha grupeve të aftësisë së kufizuar;

3-Heqjen e kufizimit për shkak të punësimit, duke garantuar që ky përfitim të mos ndërpritet në rast punësimi, por ti shërbejë personit m,e aftësi të kufizuar për tu integruar plotësisht në jetën shoqërore;

4-Thjeshtimin e procedurave të panevojshme për përfitimin e pagesave të aftësisë së kufizuar (heqjen e vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak), dhe dhënien e këtij përfitimi bazuar në vendimin e autoritetit përgjegjës për përcaktimin e kësaj të drejte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN