MENU
klinika

Vajza quhet Kaimana

Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë

12.03.2019 - 10:18

Këngëtarja shqiptare është bërë për herë të parë nënë e një fëmije nga lidhja e saj  me rreperin Dawon Edwards.
Këngëtarja ka sjell në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar Kaimana, emri i një ishulli në Indonezi.

“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se jemi bërë prindër”, shkroi Edwards që më mirë njihet si Big D gjersa ka shtuar se Linda është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Në orët e para të ditës së sotme këngëtarja publikoi disa fotografi nga shtatzënia dhe pas lindjes shoqëruar me poshtëshënimin “Para dhe pas. Viti 2019 është viti më i mirë në jetën time dhe vetëm se ka filluar”.