MENU
klinika

Champions League

Lionel Messi, makthi i skuadrave angleze

15.03.2019 - 21:48

Sot në mesditë goglat e shortit vunë përballë Manchester United përballë Barcelonës, një nga duelet më të forta në fazën çerekfinale të Champions League.

Barcelona për momentin është një nga skuadrat më në formë, teksa kryeson bindshëm në La Liga, ka siguruar edhe finalen e Kupës së Mbretit, duke pasur në radhët e saj edhe kryesuesin e shënuesve më të mirë në Europë me 26 gola, Lionel Messi.

Fituesi i 5 herë i “Topit të Artë” dhe “Këpucës së Artë” është makthi i skuadrave angleze, sidomos edhe i Manchester United, që i ka shënuar në dy finale të Champions League.

United duhet t’ia ketë frikën Messit, për faktin se 31-vjeçari ka qenë gjithmonë i frikshëm në përballje me klubet angleze në këtë garë.

Sipas faqes për histori dhe statistika, “OptaJoe”, Messi u ka shënuar 22 gola ekipeve angleze në Champions League, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompetecion.

Manchester United nuk ka aspak statistika të mira në përballjet me Barcelonën në Europë, pasi ka fituar vetëm një herë, ndërsa ka pësuar humbje 3 herë dhe katër herë janë ndarë në barazim.

“Djajtë e Kuq” kanë humbur dy finalet e fundit të Champions League, 2009 dhe 2011, pikërisht Barcelonës. Këto statistika tregojnë se katalanasit janë favoritë për të shkuar në gjysmëfinale.

Megjithatë, edhe United po kalon një formë të mirë, teksa skuadra e Solskjaer ka humbur vetëm një ndeshje në kampionat që nga 19 dhjetori 2018, kur u shkarkua Mourinho.

Edhe në Champions anglezët kanë ecur mirë, duke eliminuar një skuadër si PSG, me një përmbysje fantastike. Një gjë është e sigurtë, spektakli është i garantuar. Mbetet për t’u parë se çfarë do të dhurojë Messi…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN