MENU

EMRI+FOTO

Lirimi i Skënderajt/ Emërohet drejtori i ri i Policisë së Tiranës

25.03.2019 - 13:51

Në krye të Policisë së Tiranës është emëruar drejtori i ri.

Pas lirimit nga detyra të Kastriot Skënderajt, në krye të tij është emëruar Rebani Jaupaj.

Jaupaj mban gradën drejtues i lartë. Vendimi për lirimin nga detyra të Skënderajt u mor pak javë më parë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’.

Kujtojmë që Jaupaj mbajti postin e zv/drejtorit të ri të Policisë së Shtetit në nëntor të 2015.

Gjithashtu Jaupaj mbajti postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018 pas largimit të Haki Çakos.

Gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP.

Jaupaj ka mbajtur edhe funksione të tjera në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe Tiranë.