MENU
klinika

Champions League

Liverpool likuidon Bayern, Barça me “5 yje”

13.03.2019 - 22:57

Liverpool dhe Barcelona janë dy skuadrat e fundit çerekfinaliste të Champions League, teksa kanë fituar përkatësisht 3-1 ndaj Bayern Munchen në Mynih dhe 5-1 ndaj Lyon në “Camp Nou”.

Një Bayern i dobët, që nuk e meritoi aspak qoftë edhe barazimin, madje edhe golin e vetëm e shënoi me një autogol. Në ndeshjen tjetër, Messi shënon dy gola dhe kualifikuar Barcelonën, e vetmja skuadër spanjolle në këtë fazë.

Sfida në Mynih është zhbllokuar pas 26 minutash nga Sadio Mane, i cili ka përfituar nga një dalje e pakuptimtë e Manuel Neuer dhe ka kaluar miqtë në avantazh.

Barazimi i Bayern-it ka ardhur në minutën e 39-të falë një autogoli të Matip. Gabimi i Matip është shlyer nga shoku i repartit, Virgil van Dik, i cili ka kthyer në avantazh skuadrën e tij në minutën e 69-të me një goditje të saktë me kokë.

Skuadra e Klopp ka arritur të gjejë edhe golin e tretë në minutën e 84-t. Edhe këtë herë autori ka qenë Sadio Mane, i cili është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Liverpool për numrin e golave të shënuar në ndeshjet e Champions League të luajtura në transfertë me 7 gola.

Ndërsa në “Camp Nou”, pasi sfida e parë në Francë kishte përfunduar 0-0, ndeshja e kthimit pritej të ishte delikate për vendasit dhe për rreth 20 minuta ashtu u bë, por në fund Messi ka bërë diferencën.

Ishte pikërisht sulmuesi argjentinas ai që zhbllokoi rezultatin me një “Panenka” nga pika e bardhë e penalltisë. Coutinho dyfishoi rezultatin pas gjysmë ore lojë.

U duk sikur ndeshja kishte marrë fund, por goli i Tousart ka rihapur gjithçka në minutën e 58’. Megjithatë, Messi ka shënuar 20 minuta më pas, duke siguruar fitoren.

Pas tij, ishin edhe Gerard Pique dhe Dembele që shënuan  golin e katërt dhe të pestë për të filluar festën në Camp Nou. Leo Messi është lojtari i parë në historinë e Champions League që ka shënuar më shumë gola sesa ka pësuar (108 gola, 104 të pësuar).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN