MENU
klinika

Tragjedia

Lojtari i minifutbollit humb jetën në fushë

20.03.2019 - 18:55

Tifozët dhe futbollistët janë shokuar gjatë një ndeshjeje në futsalin portugez, ku një 28-vjeçar mbeti i vdekur parketin e lojës.

Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Joao, ra në tokë kur kishin mbetur edhe 13 minuta për të luajtur, ndërsa lojtarët e tjerë dhe tifozët, e panë me ankth këtë moment.

Incidenti fatkeq ndodhi në ndeshjen mes Portimonenses dhe Sao Joao, në divizionin e dytë të futsalit portugez. Pamjet traumatike tregojnë doktorët e të dyja kluebeve, që përpiqen të sjellin në jetë 28-vjeçarin Mendes, pas atakut në zemër.

Lojtari portugez me urgjencë u transportua drejt spitalit, por ndërroi jetë, para se të mbërrinte atje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN