MENU
klinika

Reagimi

Luftë me ‘Fabrikën e Shifjeve’/ PD-Ramës: Kush do na frikësojë?

02.03.2019 - 11:30

Pas paralajmërimit që kryeministri Rama bëri për luftën me “Fabrikën e Shpifjeve’, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Partisë Demokratike.

Demokratja Jorida Tabaku, përmes një postimi në Facebook, bën me dije se pavarësisht presioneve e gjykatës Partia Demokratike nuk thyhet.

Sipas asaj çfarë shkruan Tabaku, opozita nuk i frikësohet askujt.

Reagimi i Tabakut:

Asnjë hap pas!

Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet. Kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën, nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq. Opozita nuk I frikësohet askujt, aq më tepër atij që I frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.

Jorida_Tabaku konica.al
Jorida_Tabaku konica.al

Personalisht i qëndroj çdo akuze të drejtuar ndaj qeverisë. Nga inceneratorët e deri tek lojërat e fatit. Rilindja gjeti 890 pika të basteve dhe gjatë qeverisjes së saj ato shkuan 4200. Pika dhe kompani që zotëroheshin nga grupe kriminale për të cilat nuk heshtëm dje dhe nuk do të heshtim as në gjykatë.

Me datë 20 Mars seanca e rradhës. Do shkoj me argumenta e prova ashtu si kam folur gjithmonë në politikë, nuk kam në dorë as presionin e vettingut dhe as pushtetin por të vërtetën!