Partizani ka humbur 1-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Luftëtarit, sfidë e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Një rezultat që intrigon shumë ndeshjen e kthimit në Gjirokastër, me të kuqtë që duket se janë më shumë të përqendruar te kampionati, që nuk e fitojnë prej 26 vitesh.
Goli i parë i takimit erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë, teksa Telushi me një goditje nga jashtë zone shtangu portierin Edvan Bakaj. Me golin e vlonjatit në fuqi u mbyll fraksioni i parë i lojës.
Pjesa e dytë nisi me zëvendësim, teksa Duka zuri vendin e Rexhepit. Luftëtari ishte i rrezikshëm përmes kundërsulmeve, por goli erdhi pas një goditjeje standarde. Fili, pas një pasimi të Hoxhës me kokë, shënoi dhe vendosi barazpeshën.
Skuadra e Gegës u përpoq të rigjente avantazhin dhe mund t’ia dilte me Asanin dhe Çinarin, por pa sukses. Kur mendohej se po shkonte gjithçka në barazim, ishte Rustem Hoxha që në fund mposhti portierin e Partizanit dhe i dha fitoren Luftëtarit.
PARTIZANI-LUFTËTARI 1-2
Telushi 42′ / Fili 54′, Hoxha 90’
Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Mensah 74′), Rexhepi (Duka 46′), Belica, Trashi, Atanda, Telushi. Asani, Bardhi, Mala, Hebaj (Çinari 59′). Trajner: Skënder Gega
Luftëtari: Bakaj, Açka, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Neziri (Dunga 72′), Ymeraj, Demo, Fili, Hanti. Trajner: Julian Ahmataj
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Alfred Shkreta, Andi Koçi