MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Luhatjet që shënuan Dollari, Euro dhe Sterlina gjatë javës

30.03.2019 - 15:07

Treshja kryesore e monedhave ndërkombëtare kanë regjistruar luhatje të ndryshme në tregun e këmbimit valutor gjatë javës që lamë pas.

Kështu, sipas të dhënave të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta e eurozonës e ka nisur javën duke u këmbyer për 125.11 lekë dhe ka mbyllur pothuajse në të njëjtat nivele, me një rritje minimale në 125.34 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik nga ana tjetër ka regjistruar luhatje të ndryshme gjatë javës së kaluar. Ditën e hënë sterlina është këmbyer për 145.57 lekë për t’u ngjitur më pas nga dita e martë deri në të enjten në kuotën e 146 lekëve. Ndërsa ka regjistruar sërish të premten një rënie të lehtë, duke zbritur në nivelin e 145.44 lekëve.

Nga ana tjetër, dollari amerikan është rritur gjatë javës së kaluar.

Valuta është këmbyer në pikat e këmbimit valutor të hënën për 110.54 lekë, ndërsa ka regjistruar një rritje të lehtë ditë pas dite, për t’u ngjitur të premten në kuotën e 111.67 lekëve.