MENU
klinika

Mu te porta e kalasë

“Magjia e gramafonit” në Tiranë

03.03.2019 - 12:00

“Magjia e gramafonit” është eskpozita çelur së fundmi në kryeqytet, në mjediset e kuruara me kujdes pranë kalasë së vjetër të Tiranës.


Koleksioni i rrallë dhe orijginal për nga vlerat historiko-kulturore, sjell fonografë, gramafonë, si dhe disqe të vjetra muzikore. Arkivi Qendror i Shtetit përmes kësaj ekspozitë për publikun e gjerë, shpalosi anën e panjohur të pasurisë muzikore, që e ruan në heshtje prej mëse 30 viteve.

Pjesë e kësaj ekspozite ishin edhe dhuratat e vitit 1986: disa seri revistash, si “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone”, apo botime lidhur me historinë e gramafonit dhe muzikës, disa prej të cilave ishin të ekspozuara në këtë koleksion.

EKSPOZITA

Në vitin 1986, koleksionisti britanik Martin Moir i dhuroi AQSh-së mbi 18 mijë pllaka gramafoni, 20 gramafonë mekanikë dhe elektrikë, 2 fonografë dhe një mori revistash periodike, kushtuar muzikës në pllaka (gramafoni apo vinyl). Këto objekte të rralla, tanimë bëhen të njohura edhe për publikun shqiptar.

 

Në këtë ekspozitë paraqitet në origjinal koleksioni i fonografëve dhe gramafonave, si dhe disa disqe gramafoni, LP dhe vinyl-e. Pjesë e dhuratës së vitit 1986 ishin edhe disa seri revistash si, “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone” e botime të tjera mbi historinë e gramafonit dhe muzikës, të cilat u ekspozuan pranë koleksionit të gramafonëve. E gjithë ekspozita sjell një atmosferë të veçantë, që na kthen pas në kohë, deri në atë të fonografëve, një aparat i zbuluar para gramafonit nga Tomas Edison, shpikësi i elektricitetit më 17 nëntor 1903.

 

Pjesë e ekspozitës janë gramafonë që i përkasin fillimshekullit të XX-të, të pasluftës së Dytë Botërore, me diafragmë dhe ‘record player’, që janë aparate, të cilat lexojnë disqet elektronike të rralla për kohën. Nga specialistët, veçohet ai i markës “Parlofon”, i prodhuar në 1913 -1914, i cili nuk është riprodhuar më. E bashkë me këto objekte të rralla, të cilat duken tepër të largëta për kohën e zhvillimeve të vrullshme teknologjike, vijnë që nga Sazet e Përmetit, te këngët shqiptare të Himarës me të famshmin Neço Muko e deri te mesha e mbajtur në gjuhën shqipe nga Fan Noli.