Këngëtarja e njohur Maja Aliçka, vitin e kaluar u bë nënë e një djali për herë të parë.
Pas kaq kohësh ajo tregon për jetën e saj të lumtur si nënë, por edhe momentet e vështira që përjetoi.
Mes të tjerash Maja tregoi se para lindjes së djalit ajo u ndie shumë e stresuar në një moment kur foshnja nuk po lëvizte.
Mirëpo, një ditë para operacionit bebi kishte filluar të lëvizte sërish rrëfen ajo.
“Pata një shqetësim shumë të madh para se të lindja. Bebi filloi të mos lëvizte më. Kjo për arsye të ngritjes së tensionit. M’u ngrit tensioni dhe nuk po ulej. E linda në javën e 36 dhe u stresova jashtëzakonisht shumë. Fatmirësisht natën e fundit para se të lindja bebi filloi të lëvizte në çdo gjysëm ore. Ma risolli besimin se isha shumë e shqetësuar“, ka treguar Maja e cila duket se po i lë pas ato çaste për të shijuar vetëm kënaqësine që merr prej tëbirit.