MENU
klinika

Deklarata

Majko kujton bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi: Lavdi të rënëve

24.03.2019 - 10:09

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kujtoi 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavi, që i dha fund luftës në Kosovë.

Majko shpreh respektin e tij për ndërkombëtarët që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar.

Statusi i plote

Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!
Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.
Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!”, shkruan Majko.