MENU
klinika

Largimi nga detyra

Marrëdhëniet NATO-Shqipëri-Izrael/ Stoltenberg dhe Netanyahu i shkruajnë Bushatit

06.03.2019 - 20:29

Pavarësisht se ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk është më në detyrë që prej Janarit të këtij viti, ai vijon të marrë letra falënderimi për veprimtarinë dhe aktivitetin të tij si kryediplomat i vendit në vitit 2013-2019.

Kësaj radhe kanë qenë sekretari i Përgjithshm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, të cilët i kanë nisur një letër falënderimi ish-ministrit me rastin e largimit nga detyra.

Sekretari Stoltenberg vlerëson rolin e Ministrit Bushati dhe Shqipëris në përputhje me angazhimet e aleancës.

bushati-netanyahu-konica.al

“Dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin tuaj të fortë personal dhe kontributin në Aleancë.

Kontributi i Shqipërisë në KFOR, Resolute Support, prezenca juaj në Grupbatalionin e NATO-s në Letoni dhe në misionin në detin Egje, ka vlerësimin tonë maksimal dhe janë një shembull konkret i angazhimit të Shqipërisë në Aleancë, për të cilat unë dhe Aleanca ju jemi mirënjohës. Në të njëjtën kohë Ju jam mirënjohës për mendimet tuaja rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen Tuaj të zjarrtë për politikën e dyerve të hapura, e cila provoi sërish se është e një rëndësie të veçantë”, thuhet në letrën e Sekretarit Stoltenberg drejtuar Bushatit.

Ndërsa Kryeministri i Izraelit Netanyahu falenderon Bushatin për “ kontributin personal në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”.

Netanyahu uron që të takohet së shpejti me Bushatin, ndërsa bën me dije se Izraeli e vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do të punojë për përforcimin e kësaj marrëdhënie.

Ish- Ministri Bushati ka marrë dhe një sërë letrash të tjera falënderimi nga homologët e tij të vendeve të ndryshme. Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë në Hungari Peter Szijjarto, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, homologu Estonez, Sven Mikser, etj.