Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim të disa sipërmarrësve në Shqipëri.
Duka ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dënimi i saj ulet automatikisht me një të tretën dhe në përfundim për të është vendosur dënimi me 10 vjet burg. Gjykata njohu edhe borxhet që stomatologia ju ka marrë biznesmenëve përmes mashtrimit që e zhvilloi për disa vite me radhë dhe e shtriu në qytete të ndryshme.
Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38 vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, duke përfituar një vlerë jo më 900 mijë euro siç u deklarua një ditë më parë, por rreth 2 milionë euro.
Në shkurt të këtij viti asaj iu vendosën në sekuestro preventive katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë.