Mauri Icardi i ka rinisur stërvitjet me Interin pas plot gjashtë javëve. Nuk dihet ende nëse ai do të jetë gati për ndeshjen e radhës të Interit, por sulmuesi argjentinas po bëhet gati.
ANSA raporton se Icardi u stërvit me bashkëlojtarët e tij në Appiano Gentile për herë të parë që prej 13 shkurtit, ditës kur iu hoq shiriti i kapitenit.
Kjo agjenci e lajmeve shton drejtuesit zikaltër ishin në qendrën stërvitore për ta përcjellë seancën nga afër. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë prononcim në lidhje me këtë.
Argjentinasi nuk ka luajtur për Interin që prej kur iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt, edhe pse thuhej se riaftësimi nga lëndimi i gjurit ishte arsyeja e mungesës së tij.
Megjithatë, 26-vjeçari e ka përfunduar trajtimin mjekësor dhe mund të thirret nga Luciano Spalletti për ndeshjen e radhës të Interit në Serie A kundër Lazios më 31 mars.