11.03.2019 - 11:12
Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së janë zbardhur detaje të reja dhe porositë që janë dhënë për deputetët socialistë.
Duke qenë se kryeministri Rama nuk ka qenë pjesë e mbledhjes, në mungesë të tij porositë i ka dhënë kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Seanca plenare e kësaj javë nuk do të mbahet të enjten për shkak të pushimit zyrtar për festën e “Ditës së Verës”.
Kuvendi këtë javë do të mblidhet të mërkurën.
Në lidhje me këtë seancë kreu i Kuvendit ka kërkuar prezencë të plotë në sallë dhe disiplinë.
“Pjesë e diskutimeve në seancën nuk duhet të jetë opozita, por ligji dhe qytetarët”, mësohet të ketë thënë Ruçi.