04.03.2019 - 11:03
Partia Socialiste mblodhi paraditen e sotme Kryesinë e kësaj partie.
Në fokus të diskutimeve ka qenë Kongresi që do të mbahet me 23 mars.
Në Kongresin e 23 të Partisë Socialiste do të vendosen edhe emrat për kryetarët e Bashkive për zgjedhjet lokale të qershorit.
Ndërkohë mësohet se në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste nuk është folur për orën e seancës plenare që pritet të mbahet nesër.
Paralelisht Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste, edhe pse policia e Tiranës i ka refuzuar kërkesën për tubim.