MENU
klinika

Bizneset me pronarë shqiptarë

Mbyllen në Shqipëri, lojërat e fatit ‘ikin’ në Kosovë

01.03.2019 - 14:17

Në Shqipëri po mbyllen, por në Kosovë numri i tyre sa vjen edhe shtohet.

Bëhet fjalë për bixhozin dhe lojërat e fatit, të cilat vazhdojnë të frekuentohen nga të gjithë qytetarët në vende të ndryshme të botës.

Pas mbarimit të luftës, në Kosovë është hapur një numër i madh lokalesh të lojërave të fatit dhe basteve. Në Kosovë nga kjo veprimtari shteti merr si taksë miliona euro.

Bazuar në disa të dhëna të publikuara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, numri aktual i pikave të basteve dhe lojërave të fatit në Kosovë është 394.

Nga këto, 19 biznese të tilla janë me pronarë shqiptarë, të cilët operojnë në Kosovë.

-Në 2018 në Kosovë nga 19, janë regjistruar dy pronarë shqiptarë
-Në 2017 në Kosovë janë regjistruar 4 biznese me pronarë shqiptarë

Ndërkohë bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Agjencia Tatimore e Kosovës vihet re se:

-Janë 301 njësi pikash basti të licensuara që monitorohen nga ATK
-Lokale me automate janë rreth 135

Lojërat e fatit shkelje ligore? Masat e ndërmarra nga ATK:

-Në janar janë mbyllur 15 lokale, e lëshuar 47 gjoba
-Në 2016-2017-2018 janë mbyllur rreth 695 lokale si rezultat i veprimtarisë së paligjshme

ATK-ja tregon se çdo subjekt i cili është i licencuar, mbikëqyret nga ATK-ja sipas ligjit 04/L-080 dhe Udhëzimi Administrativ 03/2013.

Subjektet e lojërave të fatit janë të obliguar të paguajnë këto taksa dhe tatime:

-Pagesë të licencave bazë, si dhe licencë për zgjerim aktiviteti në baste dhe në automate.

-Pagesë të akcizës e cila është mujore dhe i paguhet Doganës.

-Pagesë për Tatimin e Mbajtur në Burim për pagat e punëtorëve, si dhe tatimin në qira.

-Pagesë për Tatimin në Fitim sipas deklaratës vjetore./ E.S