MENU
klinika

Festa vihet nga bardhësia

Me muzikë dhe ‘luftë’ me pudër, nisin karnavalet e Santa Cruz

12.03.2019 - 12:35

Në ishujt Kanarie, festa e Karnavaleve ka kulmuar në qytetin e Santa Cruz. Banorë vendas dhe turistë, të rinj dhe të moshuar, pasi konsumojnë disa gota alkol të miksuar me muzikë, nisin betejën me pudër.

Santa Cruz, qytet në ishujt Kanarie, prej disa ditësh është “veshur” me ngjyrat e festës së Karnavaleve.
Karnavalet e Karaibeve shquhen për kostumet ekzotike, shkollat e samba-s, paradat, festimet dhe muzika.

Karnavalet e ishujve Kanarie, e ngrenë siparin në 24 shkurt dhe do të vazhdojë deri më 14 mars. Festimet thuajse 1 mujore kulmojnë me karnavalet që zhvillohen në qytetin e Santa Cruz, në rrugën Los Indianos.

Banorë vendas dhe turistë, të rinj dhe të moshuar, pasi konsumojnë disa gota alkol të miksuar me muzikë, nisin betejën me pudër.
Mes harmonisë dhe haresë ata spërkasin njëri tjetrin ndërsa rruga “vishet” me pluhurin e bardhë.