MENU
klinika

"Çuditërisht jam gjallë akoma"

“Më shkatërruat”/ Ç’po ndodh në takimin e Ramës me gratë në Fier?

08.03.2019 - 12:18

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me gratë në Fier, në kuadër të “Ditës së Gruas”.

Gjatë festës, Rama i ftoi në kërcim gratë që ishin të pranishme në takim.

Gjatë kërcimit nuk kanë munguar as batutat nga ana e kryeministrit Rama. Ndërkohë që ka nisur kërcimin me zonjat, Rama është dëgjuar të thotë: “më shkatërruat fare”.

Për 8 marsin, a është festë apo protestë. A duhet ta festojmë 8 marsin, apo duhet të lëmë gratë të protestojnë kundër nesh? Këtë dilemë e zgjidhi Gramozi: tha hajde shkojmë në Fier, se atje gratë janë edhe për festë edhe për protestë.

Nuk dua të mbaj fjalim, por dua të them se kemi 50 % gra në kabinetin qeveritar dhe t’i shpreh mirënjohje të gjitha grave që shërbejnë në shtetin shqiptar. Ashtu, siç dua t’i shpreh admirimin të gjitha grave që punojnë në sektorin privat.

Edhe ato të anagazhimit në familje, për të mbajtur burrat në formë për punë. Gaz, gjej një muzikë për vallëzim. Jo nga ai vallëzimi grua më grua.

Po për të gjitha gratë, festë dhe protestë. Futuni të gjitha këtu për vallëzim, jo për të më shqyer mua.”, -tha Rama.

Pasi o rrotullua dhe bëri selfie me gratë, Rama i ka thënë: “Më shkatërruat fare. Çuditërisht jam gjallë akoma. Shumë faleminderit. Rrofshin gratë, rrofshit ju, pa ju ne jemi kot. Gëzuar, gëzuar”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin