MENU
klinika

Jehona e protestës

Mediat e huaja: Mijëra para zyrës së Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij

16.03.2019 - 12:40

Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se eshte e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.

Kështu shkruan sot “The Washington Post”, teksa raporton për protestën e kësaj të shtunë para Kryeministrisë.

“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”-thuhet ne shkrim.

M9 tej theksohet se “Opozita, deputetet e se ciles kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojne të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe për t’u ulur për bisedime.

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, dhe policia ka reaguar me hedhjen e gazit lotsjelles.

Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim.