MENU
klinika

Derbi, flasin trajnerët

Mema: Nuk na deshi fati; Gega: Prisja më shumë

01.03.2019 - 20:43

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit nuk dhuroi gola, gjithsesi, trajnerët duken të kënaqur, Ard Mema i Tiranës për lojën e mirë, ndërsa Skënder Gega që ekipi tij mbetet i pathyer prej 5 vitesh në derbi.

INTERVISTA E ARD MEMËS TË TIRANËS

A jeni i keqardhur për këtë rezultat?

Po të ishte boks, do të fitonim me pikë. Jam i kënaqur me ekipin. Gjithsesi, ne duhet të rregullojmë përsëri disa gjëra. Në pjesën e parë, lojtarët nuk e interpretuaan mirë pasën. Partizani u vendos shumë poshtë, ndaj nuk u shprehëm mirë.

A është sulmi që gaboi sot?

Ky është kampionat dhe unë kam ardhur në mes të kampionatit. Ekipi ka ekuilibër, luajtëm mirë sot dhe shpresoj të vazhdojmë kështu sot.

Pjesa e parë më e mirë, pjesa e dytë ishit më të shpërqendruar?

Në pjesën e parë dha çdo gjë ekipi. Por, Partizani është ekip i fortë dhe në pjesën e dytë, riparoi shumë mirë. Ne kemi sulmuar më shumë nga krahët. Gjithsesi, nuk patëm një freski në pjesën e dytë, edhe Greca me Ngon e Hasanin ranë disi, lodhja fizike ka bërë të vetën.

Pse nuk i ktheve sytë nga stoli?

Kisha shumë dilema, pasi dhe loja ishte e tillë dhe në momente të caktuar kisha fruikë të mos bëja ndonjë gabim. Kisha frikë se mos gaboja sot.

Pse nuk goditët te krahu i Asanit?

Ra pak ekipi dhe mbështetja e linjave nuk vinte shpejt. Gjatë ndeshjes nuk isha shumë i qetë, siç e patë ju. Ne kemi humbur shumë pasime. Kjo ngelet nga analizat që do të bëjmë me video.

Kaq e vështirë është t’i shënosh Partizanit?

Të them të drejtën, donim të fiton me shpirt, por fati nuk na donte.Duhet të kishimn shfrytëzuar pjesën e parë, madje dhe me gjysëm goli siç tha Augustin Kola.

INTERVISTA E SKËNDER GESËS SË PARTIZANIT

Sa ju paralizuan mungesat?

3 veta në një pozicion u dëmtuan. Kjo ndeshje ishte fije peri që mund të këputej në çdo moment. Për fat të mirë Kalari e shtyu.

Si është gjendja e Idrizajt?

Me atë që pashë unë keq, uroj të bëhet sa më mirë. Pashë gjurin shumë të dëmtuar. Nuk e di çfarë mund të ketë. Shpresoj të ketë një lajm të mirë, ai është në spital.

Në harkun e 15 ditëve, ka 2 ndeshje që Partizani nuk gjuan në portë. Ka një ngërç skuadra. Nga se vjen kjo?

Mënyra si luajmë ne, nuk është se jep spektakël. E rëndësishme është që të marrim rezultatin. Nuk dua të kthehem te ndeshja e Laçit.

Si ju duk paraqitja e Dukës, çfarë prisni nga Kukësi-Luftëtari?

Duka nuk hyri shumë në lojë në pjesën e parë. Nuk bëri gabim, është lojtar që ka kualitet. Është një lojtar që krijon, e pamë të arsyeshme ta ndërronim. Ishim më të qetë se në pjesën e parë. Luftëtari ka biznesin e vetë, është puna e tyre si do luajnë. Nuk kam asnjë punë me Luftëtarin dhe Kukësin. Ne e mbaruam ndeshjen tonë.

Zgjedhjet e bëra…

Besoj se bëmë më të mirën. Fusha tregoj që kishim probleme. Kjo ishte zgjidhja më e mirë me lojtarët që kishim në formacion. Jo çdo gjë shkoi perfekte. Luajtëm me Tiranën, i pati të gjitha parametrat të na vinin në presion. Duhet të ruajmë ritmin.

Mos ndikoi qetësia te ndeshje…

U munduam të hyjmë në ritëm. Zgjidhja e pjesës së dytë besoj se qe shumë e mirë. U munduam të paralizonim Ngonë dhe Hasanin. U vonuam në pasin e fundit. Humbëm topa, nuk bëmë shumë mirë në kundërsulm. Ky është futbolli, do mundohemi të nxjerrim mësime për ndeshjen kundër Kukësit.

Pse mbërritët me vonesë në stadium?

Asnjëlloj strategjie. Kishte trafik në Tiranë. Deri sa erdhëm afër Liqenit, aty u bllokuam. Kjo ishte e gjitha që ndodhi. Trafiku ishte arsyeja pse erdhëm me vonesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN