MENU
klinika

Huawei

Meng Wanzhou ngre padi ndaj Kanadasë

04.03.2019 - 18:25

Drejtoresha financiare e Huawei, Meng Wanzhou, ka bërë një padi ndaj Kanadasë në lidhje me arrestimin e saj në aeroportin e Vancouver vitin e kaluar me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menaxherja dhe vajza e themeluesit të grupit u arrestua në dhjetor me akuzën që ka shkelur sanksionet amerikane kundër Iranit. Lajmin e bën të ditur Bbc online.

Autoritetet amerikane kanë kërkuar ekstradimin e Meng, që është një qytetare kineze, por Kina ‘kundërshton me forcë’ këtë masë dhe të shtunën ka bërë një protestë formale ndaj Kanadasë, duke e cilësuar këtë çështje ‘një incident i rëndë politik’.

Nga ana e saj, Meng ka ngritur padi ndaj qeverisë kanadeze dhe agjencisë së kufirit dhe policisë, për ‘shkelje të rëndë’ të të drejtave të saj civile.