MENU
klinika

Më mungon Tirana ime

Merita Halili përlotet nga malli për Shqipërinë

12.03.2019 - 11:46

Pas 23 viteve në SHBA, këngëtarja e muzikës popullore Merita Halili ka rrëfyer pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” kalvarin e vështirësive me të cilat është hasur në Amerikë, ku jeton tashmë së bashku me familjen prej 23 vitesh.

Më merr malli shumë për Tiranën, atje më mungon jeta që mund të bëja këtu, atje jemi më të kufizuar.

Në Shqipëri sikur një kafe të pish, dikush të jep një ide, të “qan një hall”. Atje ka shumë fasadë, njerëzit nuk hyjnë në problemin tënd. Mbajnë distancë dhe janë të rezervuar”, ka vijuar më tej ajo.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se i mungon Tirana pasi njerëzit në Amerikë sipas saj shohin interesin e tyre dhe janë të rezervuar.