MENU
klinika

Shmanget Brexit pa marrëveshje

Merkel: Brexit do të shtyhet vetëm me një kusht

21.03.2019 - 13:20

Kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten mbështeti qëndrimin e Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk mbi daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE duke thënë se një “zgjatje e shkurtër” deri në afatin e 29 marsit mund të miratohej nëse kishte një “votim pozitiv” në Parlamentin Britanik.

Duke folur para parlamentit gjerman të enjten në mëngjes, Merkel tha se ishte e bindur se modifikimet lidhur me çështjen irlandeze, një pengesë kryesore në negociatat e Brexit, që u zhvilluan në Strasburg javën e kaluar janë “të mjaftueshme” nga ana e BE për të lejuar që procesi të vazhdojë.

Ajo shtoi se nëse nuk do të kishte votime “pozitive” në Britaninë e Madhe, një samit tjetër dedikuar i BE-së mund të ndodhte.

Merkel tha se zgjatja do të “diskutohet intensivisht” në Bruksel gjatë dy ditëve të ardhshme. “Unë vazhdoj të jem e bindur se kemi nevojë për një dalje të rregullt”, tha Merkel.

Fjalimi i Merkelit përfshinte gjithashtu një apel lidhur me vlerat e BE, duke theksuar se ia vlen të “luftojmë për këtë Evropë”.

Ndërkohë, kreu i AfD, Aleksandër Gauland, shfrytëzoi mundësinë për të përsëritur citatin e preferuar të mbështetësve të Brexit nga Winston Churchill-it: “Nëse Britania duhet të zgjedhë midis Evropës dhe detit të hapur, ajo gjithmonë duhet të zgjedhë detin e hapur”. Ironikisht, Churchill ishte një nga përkrahësit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian.

Debati i Bundestagut ndodhi përpara një takimi të Këshillit Europian që do të mund të përpiqet të bindë anëtarët e BE për të pranuar një zgjatje të Brexit deri në fund të qershorit. Gjatë fjalimit, Merkel tha “Dera e bashkëpunimit është gjithmonë  e hapur”.

Më parë, Tusk tha se një vonesë e shkurtër do të ishte një opsion, por vetëm nëse Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar miraton marrëveshjen para datës së caktuar të 29 Marsit.

Kancelarja u kërkoi anëtarëve të tjerë të BE të përqëndrohen në “të ardhmen e Europës, sado e dhimbshme është dalja e Mbretërisë së Bashkuar”. Ajo tha se parimi i multilateralizmit i përqafuar nga BE “solli paqe” por ishte “gjithnjë nën kërcënim”. Ajo theksoi se BE duhet të vazhdojë ta mbrojë atë, madje edhe kur ka të bëjë me vende si Kina.

Ajo u tha ligjvënësve se “Evropa do të thotë liri për tu shprehur, për të shkruar dhe për të besuar në atë që mendoni se është e drejtë”, brenda kuadrit ligjor të bllokut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”