MENU
klinika

Postimi

Merret në mbrojtje nga policia? Ralf Gjoni del me një mesazh të fortë

22.03.2019 - 10:10

Pas sulmit që u jë bë dje me bojë rrugës për në Kuvend, Ralf Gjoni ka dalë me një tjetër mesazh.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoni ka bërë me dije se është marrë në mbrojtje nga policcia.

Gjithashtu ai tha se u bën thirrje kandidatëve të tjerë të listave shumëemërore të PD-së dhe të LSI-së që të mos intimidohen, po të marrin përsipër përgjegjësitë që iu kanë dhënë qytetarët.

Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë.

Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin.

Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!”, shkruan Gjoni.