MENU
klinika

Vizita

Meta: Me Greqinë marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale

25.03.2019 - 21:07

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Ditën Kombëtare të Greqisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai dha një mesazh për dy kombet, ku theksoi se meritojnë të jetojnë gjithmonë në harmoni dhe begati.

“ I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.
Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.

Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.
Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!”, shkruan Meta.