Teksa ishte pjesëmarrës në ceremoninë e Kongresit të Diasporës në Lezhë, presidenti i vendit Ilir Meta gjatë fjalës së tij dha edhe një mesazh për mazhorancën e opozitën.
Presidenti u shpreh se shpreson që mesazhi i Kuvendit të Lezhës t’i ndihmojë të gjithë të reflektojnë.
Gjithashtu Meta nuk ka ngurruar të përshëndesë edhe Qeverinë e ministrin Majko për organizimin e përkujtimit të 575-vjetorit të lidhjes së Lezhës.
“Përshëndes dhe qeverinë dhe ministri e Diasporës për përpjekjet e vazhueshme në këtë drejtim. Kjo është një rrugë e gjatë dhe e qendrueshme dhe e sigurt që do të na cojë përpara.
Të rinjtë tanë ta shohin të ardhmen vetëm këtu dhe mbështetja juaj është shumë e rëndësishm.
Por për këtë na duhet te jemi pak më të dashur me njëri-tjetrin dhe ta gjykojmë më pak njëri tjetrin, e për këtë na shërben thenia e Nënë Terezës:
Po të gjykojmë të tjerët pa fund nuk na mbetet kohë për ti dashur. Pra, ti gjykojmë të tjerët më pak e ti duam më shumë dhe kjo është rruga e suksesit të përbashkët”, u shpreh Meta.
Kreu i shtetit vlerësoi edhe figurën e Skënderbeut, duke thënë se do mbetet përgjithmonë i gjalli me të gjallët ashtu sikurse ka thënë edhe Fan Noli.
“Ai është figura më shpëtimtare e frymëzuese dhe ka përcaktuar identitetin e shqiptarëve. Shpreh mirënjohje për shqiptarët e Maqedonisë që me aq mençuri arritën të çelin rrugën evropiane të Maqedonisë, rrugë që do garantojë të gjitha të drejtat e tyre si qytetarët evropiane. Uroj që ky Kuvend i Lezhës të na ndihmojë që të reflektojmë dhe t’i themi një ‘po’ të fortë rrugës së integrimit për në BE së bashku me Maqedoninë e Veriut. Të ngrihemi mbi interesat afat shkurtra”, tha Meta.