07.03.2019 - 09:03
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar festën e 7 Marsit për mësuesit dhe pedagogët shqiptarë.
Me një reagim në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se mësuesit përçuan dijen ndër breza duke konsoliduar vlerat qytetare dhe atdhetare.
“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!”, shkruan Meta.