MENU
klinika

Zgjedhjet e 30 qershorit

Misioni i OSBE/ODIHR takim me Ballën dhe Bashën

19.03.2019 - 18:48

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, Ana Rusi dhe Alexey Gromov kanë mbërritur në Tiranë, në kuadër të misonit të tyre faktmbledhës pak para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas burimeve të dy këta përfaqësues po zhvillojnë një takim me Taulant Ballën, në selinë e PS.

Në orën 19:30, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR pritet të zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ata do të jenë në Tiranë për një vizitë dy ditore, ku pritet të takojnë përfaqësues të partive politike nga mazhoranca dhe nga opozita gjatë dy ditëve të ardhshme.