Në QSUT, mjekët specializantë kanë dalë në protestë.
Kjo protestë vjen pas dhunës që u ushtrua pak ditë më parë ndaj koleges së tyre.
Ata shprehen se çdo ditë ndjehen të kërcënuar në profesionin e tyre dhe kërkojnë siguri për punën.
“Doktoresha ka qenë në shërbim dhe në orarin e punës dhe duke komunikuar vendimin e qeverisë se ditën e mërkurë të gjithë pacientët e të gjitha urgjencave do të kalojnë në spital “Shefqet Ndroqi”. Është një vendim i shpallur para disa kohësh nga qeveria të cilët ne jemi të detyruar ta zbatojmë.
Kjo mjaftoi që kolegia jonë të vihet përpara situate dhune përpara pacientit dhe familajrëve të pacientit që e shoqërojnë. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme” tregon një prej përfaqësueseve në protestë.