MENU
klinika

Urimi i ngrohtë i Amit për Ermalin

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen

21.03.2019 - 14:16

Jemi mësuar ta shohim në ekran çdo javë me humorin i tij pikant të përcjellë përmes ngacmimit me pyetje që i bën të ftuarve. Na ka bër për vete vite më parë kur ai ishte ende shumë i ri dhe e kujtojmë si  njërin nga antarët e grupit ” The Dreams”. Por vitet kanë kaluar edhe për Ermalin dhe sot moderatori i njohur Ermal Mamaqi feston 37 vjetorin e lindjes.

Nuk mund të mungonte urimi i ëmbël i bashkëshortes së tij Amarda Toska.

Ami ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të shkëputur nga festa e 1-vjetorit të vajzës Sia, ku çifti pozon bashkë.

Çdo vit që ikën më shumë të dua Ermal Mamaqi! Sa shumë gjëra kemi ndërtuar dhe kaluar bashkë dhe sa të tjera na presin…”, shkruan Ami bashkëngjitur me foton që është pëlqyer nga shumë fansa të të dyve.