MENU
klinika

Deklarata

Mori mandatin, Ylli Shehu i LSI-së: Do jem opozitë me qeverinë

05.03.2019 - 09:12

Ylli Shehu do jetë një nga deputetët e rinj që do të hyjë sot në parlament pasi nuk refuzoi mandatin, duke dalë kundër vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shehu zëvendëson Floida Kërpaçin, dhe vjen nga lista shumë emërore e LSI-së.

Ai është parë teksa ka hyrë në Parlament mëngjesin e sotëm ku ka dhënë edhe një prononcim për mediat. Shehu tha se e pranoi mandatin pasi nuk mund të tradhtojë votuesit e tij, ndërsa theksoi se do jetë në opozitë me qeverinë.

“Nuk mund të tradhtoj votuesit e mi. Do jem në opozitë me qeverinë. Nuk mund të quhem tradhtar, sepse nuk i tradhtoj votuesit e mi që më zgjodhën në 2013 dhe 2017”, tha Shehu.