MENU
klinika

McGregor-Aldo

“Mos kujtoni se ma hidhni, janë 12 sekonda”

31.03.2019 - 14:58

Është tërhequr para pak ditësh, por mbetet përsëri protagonist. Conor McGregor, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, i ka kërkuar UFC-së që të korigjojë kohës e fitores së tij ndaj Jose Aldo në eventin UFC-194.

Sipas irlandezit, ai e mundi rivalin brazilian në 12 sekonda të raundit të parë dhe jo në 13 sekonda, siç është regjistruar në statistika.

McGregor, ish-kampion bote në dy pesha të ndryshme, ka postuar një video të këtij dueli, si provë që vërteton se ai ka mposhtur Jose Aldo në 12 sekonda.

Janë 12 sekonda. Shihni me vëmendje kohën. Gjyqtari Big John ndal duelin kur ka ende 4’48” nga raundi i parë. Pra, janë 12 sekonda. Unë dua që UFC-ja ta korrigjojë këtë gabim. Unë e kam mposhtur atë rival, mos kujtoni se me hidhni”, – shkruan irlandezi.

McGregor, 30 vjeç, e mbylli karrierën e tij në kafaz me 21 fitore e 4 humbje. Megjithatë, shumë besojnë se ai do të rikthehet sërish në ekzagon, pse jo, një revansh ndaj Khabib Nurmagomedov.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shokon të apasionuarit e UFC

Tërhiqet nga sporti Conor McGregor ?