MENU

Shifrat

Moslëshimi i faturave dhe pengimi i hetimit, sa gjobiten bizneset?

19.03.2019 - 13:30

Kundravatja në lëshimin e faturave dhe dëftesave tatimore nga tatimpaguesit ndëshkohet me gjobë.

Paralajmërimi ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila ka publikuar informacionin e nevojshëm në rubrikën “Tatimet këshillojnë”, si dhe masën e gjobës për tatimpaguesin por edhe konsumatorin në rastin e mosmarrjes së kuponit tatimor.

Kështu, sipas DPT, moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës apo i faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar.

Ndërkohë, në rastet kur tatimpaguesit kryejnë shkelje të përsëritur në këto raste, Tatimet parashikojnë edhe marrjen e masave të tjera. Më konkretisht:

Ndërkohë, sipas DPT-së në rastet të mospërmbushjes së detyrimit për lëshimin e dokumenteve tatimore, tatimpaguesit i llogaritet TVSH-ja në masën që ky mall do të tregohej me pakicë për konsumatorin final.

Njëkohësish gjobiten në masën 100% të vlerës së TVSH-së të llogaritur që i përket vlerës së shitjeve që tejkalojnë kufirin e lejuar për shitjet me kupon tatimor.

Sa i takon mosmarrjes së kuponit tatimor, blerësi dënohet me 1000 lekë gjobë nëse kapet në një distancë jo më shamë se 30 metra nga vendi i daljes së dyqanit.

Kurse, tatimpaguesit që pengojnë ushtrimin kontrollin apo hetimin tatimor, dënohen me gjobë prej 100 000 lekë për biznesin e vogël dhe 1 000 000 lekë për bizneset e reja.

Në rastet kur organet tatimore konstatojnë fshehje të informacioneve për gjendjen ekonomike-financiare të tatimpaguesve, kanë të drejtë të sekuestrojnë dokumentacionin tatimor, pajisjet kompjuterike e fiskale si dhe mjete të tjera që kanë të bëjnë me të ardhurat, shpenzimet, etj.