MENU

Në protestë me Bashën

Motra nuk dogji mandatin/ Kiri Hajdari: Me Rudinën kemi zgjedhur…

16.03.2019 - 22:03

Ndonëse motra e tij Rudina Hajdari vendosi të mos djegë mandatin e saj si deputete, si pasojë u përjashtua edhe nga Partia Demokratike, Kiri Hajdari vijon të shihet krah kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Edhe gjatë protestës së sotme, njësoj si protestat e mëparshme djali i Azem Hajdarit është parë krah Bashës duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Rama.

Në lidhje me këtë çështje, Kiri Hajdari ka dalë me një reagim publik, ku thekson se ai dhe motra e tij kanë zgjedhur rrugë të ndryshme, por që qëllimi mbetet i njëjtë

Postimi i plotë:

Miq të dashur protestues

Protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës se të gjithë shqiptarëve.

Besimi dhe shpresa se, Rama i ka ditët e numëruara, është me e gjallë se kurrë.

Ndihem krenar dhe plot shpres që jam pjesë e kësaj kauze mbarë kombëtare: rrezimit te qeverisë dhe këtij parlamenti, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetem me një qeverisje të zgjedhur me vullnet të lirë nga shqiptarët, vendi do ringrihet dhe do ti hapen dyert për integrimin evropian. Un çdo ditë, do vazhdoj të jem në radhët e protestës sepse kjo nuk është vetëm kauzë e PD, kjo është kauzë për kombin. Familja jone i ka rrënjët në këtë besim, në Shqipërinë demokratike.

Miq

Edhe pse me Rudinën kemi zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë. Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale.

Unë jam i bindur fort se NE, fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike, kurrë nuk lëshojmë nga parimet dhe vlerat që ai na brumosi që të vegjël dhe që na udhëhoqën gjatë jetës. Besimin tek mrekullia e lirisë, tek të drejtat njerëzore dhe mosdorëzimin deri në fitoren e tyre.

Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël “mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare ” pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opoziten, jashtë parlamentit.

Unë gjithmone do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku .

Prandaj demokracia, për të cilën protestojmë është e mira me e madhe për njerëzit, idealja për shoqeritë e lira, sepse secili zgjedh vetë rrugën që mendon se është me e duhur per të.

Do jem në krah të Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me besim të plote se, vetem me reformat e qeverisë demokratike, Shqipëria do të ringrihet fort dhe do të jetë pjesë e familjes europiane.