Kampionët në fui të NBA, Golden State Warriors, u mposhtën 111-115 nga Phoenix, një humbje e papritur e kryesuesve të Konferencës së Perëndimit.
Ndeshje me rivalitet dhe emocione, sidomos në pjesën e dytë, ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri. Thompson realizoi 28 pikë e Durant 25, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për miqtë u dallua Booker me 37 pikë e 11 asist.
Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mundi 121-114 Milwaukee, ndeshje me dy pamje: Më e mirë për miqtë në të parën, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Spurs.
Aldridge me 29 pikë e 15 rebound e DeRozan me 28 pikë bënë diferencën në parket për teksanët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikë e 13 rebound të Antetokounmpo.
Pavarësisht humbjes, skuadra e Milwaukee ruan kreun në renditje në Konferencën e Lindjes dhe siguron që tani kualifikimin në çerekfinalet e play off-it.
Bashkë me të edhe Toronto, që mundi sot 125-104 Miami. Ndeshje e dominuar nga basketbollistët e ekipit kanadez, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Loëry 24 pikë më i miri).
Në sekondat e fundit fiton skuadra e Houston, që mundi 94-93 Dallas, ndeshje me rivalitet dhe emocione, me skuadrën e Rockets që kishin vazhdimisht epërsinë.
Gordon me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë. Detroit, falë 28 pikëve të Blake Griffin mundi 131-108 Chicago, ndërsa skuadra e Philadelphia fitoi 106-89 ndaj Indiana, sfidë ku u dallua Embiid me 33 pikë e 12 rebound.