MENU
klinika

Miqësorja

Mungon Messi, por Argjentina fiton

26.03.2019 - 22:16

Pas disfatës në miqësore me Venezuelën, Argjentina ia ka dalë në të radhës, duke fituar 1-0 në Marok, edhe pse në këtë sfidë ka munguar Lionel Messi.

Tifozët argjentinas duhet të prisnin minutën e 84’ për të festuar golin e fitores.  Ishte sulmuesi i Atletico Madrid Angel Correa ai që ka zhbllokuar rezultatin në fund të takimit duke i dhënë fitoren vendit të tij.

konica sportkonica sport mobile

Ky ishte testi i fundit i trajnerit Lionel Scaloni në prag të Copa America 2019. Pas paraqitjes zhgënjyese të premten ndaj Venezuelës, kjo fitore qetëson situatën në vendin e Amerikës së Jugut.

Edhe Maroku po përgatitet për një turne veror teksa do të marrë pjesë në Africa Cup of Nations 2019 që do të zhvillohet në Egjipt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN