MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Myrto Uzuni i shënon Dinamos së Zagrebit

02.03.2019 - 21:03

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka shënuar përsëri në kampionatin kroat, kësaj radhe në derbin ndaj Dinamos së Zagrebit. 

Uzuni do të gjente rrjetën në minutën e 79’ të lojës, kur ndeshja ishte 0-1 për Dinamon. Një top i ardhur nga krahu i djathtë, gjen Uzunin në zone, i cili me të djathtën e tij i bën një devijim topit, duke vendosur barazpeshën në fushë.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të ndeshjes, me Lokomotivën që merr një pikë të rëndësishme në sfidën ndaj Dinamos.

Ekipi i Myrto Uzunit mbetet në vend të katërt në kampionat me 37 pikë, duke shpresuar kështu deri në fund për të kapur një vend në Kupat e Europës.

Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Myrto Uzunin, i cili është shndërruar në lider tek ekipi i tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN