MENU
klinika

The Times

NATO duhet ta falënderojë Putinin

28.03.2019 - 15:36

Falënderoj Perëndinë për Vladimir Putinin! Jo, ky nuk është kori i zakonshëm hallelujah nga Patriarku Kirill i Kishës Ortodhokse të Kremlinit. Ky mund të ishte edhe falënderim i NATO-s. Aleanca bën 70 vjeç javën e ardhshme dhe nëse nuk do të ishte për Putinin, pakënaqësitë e tij dhe shqetësimet, NATO mund të ishte shkatërruar.

Mendoni këtë: vetëm një në 10 gjermanë aktualisht e konsideron Donald Trump si një aleat i besueshëm. Disa e konsiderojnë paparashikueshmërinë e tij si kërcënim më të madh për paqen botërore.

Sulmi i Rusisë në vitin 2008 ndaj Gjeorgjisë, aneksimi i Krimesë, destabilizimi i vazhdueshëm i Ukrainës lindore, kapja e anijeve të Ukrainës në Detin e Azov: e gjithë kjo sugjeron që kufijtë evropianë janë të prekshëm ndaj një regjimi që synon përdorimin e ndikimit të saj ushtarak për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme.

Perdja e hekurt mund të ketë rënë, por luftëtarët hibridë të Rusisë po sfidojnë shtetet anëtare të NATO-s me sulme kibernetike. NATO, dikur i quajtur “ i vjetëruar” nga Trump, ka përsëri një mision.

Aleancat dallohen nga gatishmëria e tyre për të mbrojtur kufijtë e tyre. Kjo është arsyeja pse vëmendja duhet të jetë tek Turqia dhe fqinji më shqetësues evropian i saj, Ukraina. Të dyja kanë zgjedhje këtë fundjavë dhe Putini do të ndikojë në secilën prej tyre. Mënyra sesi aleanca i ka trajtuar të dy vendet tregon se Perëndimi mund të mbijetojë.

Asnjë nga tre kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës këtë të diel nuk sheh ndonjë përparësi në nxitjen e bashkëpunimit më të thellë me Moskën. Pasi që vetëm 16 përqind e votuesve ukrainas janë të vendosur në Krime ose Donbasin e okupuar nga Rusia, pothuajse nuk ka shanse që një kandidat pro-rus të fitojë raundin e dytë. Presidenti Petro Poroshenko e sheh Ukrainën si një anëtar të ardhshëm të NATO-s. Rivalja Yulia Tymoshenko është më e kujdessme. Dhe i treti, aktori Volodimir Zelensky, duket se favorizon një formë të referendumit popullor në NATO.

kolana e librave

Nëse presidenti i ardhshëm është reformator ose populist, drejtimi është i qartë: perëndimi. Ushtarët perëndimorë tashmë ndihmojnë stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Ky është çmimi që Putini i duhej të paguante, përtej sanksioneve të rënda financiare, për ndërhyrjen e tij të armatosur.

Sa i përket Turqisë, zgjedhjet lidhen me aftësinë e partisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të ofruar rimëkëmbjen ekonomike. Erdogan po synon blerjen e raketave të mbrojtjes ajrore ruse S-400. Megjithatë, aleanca perëndimore nuk është aq e zemëruar sa pretendon për blerjen në dukje provokative.

 Turqia ka arritur të pozicionojë veten në një pozitë të privilegjuar, sepse vendndodhja e saj lejon NATO të ketë ndikim brenda Lindjes së Mesme. Nëse Erdogan mund të gjejë një mënyrë për të bashkë-menaxhuar Sirinë veriore me Putinin, NATO do të jetë mjaft i lumtur.

Duket se mbijetesa dhe besueshmëria e NATO-s varet nga një shkëmbim ndërmjet Amerikës dhe Evropës. Evropianët do të duhet të pranojnë se shqetësimi kryesor i sigurisë së Amerikës është rritja e Kinës dhe jo Rusia në rënie.

 Nëse Evropa do të investonte më shumë në infrastrukturën e saj të mbrojtjes, do të ishte më e fuqishme. Nëse mund ta bëjmë këtë ndoshta, ndoshta, NATO do të jetojë më gjatë sesa Bashkimi Sovjetik i Putinit (1917-1990 RIP).

The Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Kinës, radha e Evropës...

Trump, luftë tregtare edhe me Evropën?

Ursula von der Leyen/ New York Times

Asnjë aleancë nuk mund ta zëvendësojë NATO-n…