MENU
klinika

Takimi

NATO ‘sjell’ qetësi dhe dashuri për Ramën dhe Metën

29.03.2019 - 15:02

10-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke se ka ulur tensionin mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Gjatë ceremonisë në sheshin “Nënë Tereza”, nga ku vetëm pak ditë më parë, kryeministri Rama shigjetoi Kreun e shtetit për deklaratat mbi situatën politike, dy zyrtarët më të lartë të vendit, janë parë të ulur krah njëri tjetër, ndërsa nuk ka munguar as një shtrëngim duarsh mes tyre.

Në respekt të protokollit zyrtar, rasti ka dashur që ata të ulen krah njeri tjetrit, por nga fotot e fokusuara nga LSA, pas shtrëngimit të duarve dhe pasi zunë vend në karriget e tyre, të dy janë parë të shkujdesur, Rama i fokusuar në fjalim që do të lexonte, ndërsa Presidenti në vëzhgimin e sheshit.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta se është i gatshëm të lërë mandatin e madje të sakrifikohet dhe si Salvador Alende me qëllim që të mos lejojë instalimin e një junte në Shqipëri. Rama ironizoi duke kërkuar nga Presidenti që të rrijë i qetë, pasi vendi është anëtar i NATO-s.