MENU
klinika

Muzika rock në zi

Ndërron jetë këngëtari i njohur

25.03.2019 - 12:16

Këngëtari dhe kompozitori i famshëm Scott Walker ka ndërruar jetë.

Scott Walker, yll i “The Walker Brothers”, një nga këngëtarët më me ndikim në historinë e muzikës rock, ndërroi  jetë në moshën 76- vjeçare.

Ai gjeti famë në adoleshencë, si pjese e “The Walker Brothers”, e pas disa kohësh ai zgjodhi rrugën e tij si solist.

Lajmi për vdekjen e Scott u konfirmuan nga shtëpia e tij diskografike 4AD, e cila ndau një deklaratë: “Për gjysmë shekulli ai ka pasuruar jetën e mijëra njerëzve”, – thuhet mes të tjerash në të.

Deri tani nuk ka ende të dhëna lidhur me shkakun e vdekjes.