MENU
klinika

Mick Schumacher

“Nder kur më krahasojnë me babanë tim”

20.03.2019 - 22:28

Ai ka mbushur 19 vjec dhe pritet së shpejti të debutojë në Formula 1. Ka një mbiemër të madh, por nuk e pengon, madje Mick Schumacher është entuziast dhe kërkon t’i bëjë hapat një e nga një, si i ati.

Nuk më shqetëson aspak fakti kur më krahasojnë me babanë tim. Ky nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një problem për mua.

Përkundrazi, është një nder kur më krahasojnë me pilotin më të mirë të historisë së Formula 1. Unë përpiqem vetëm të mësoj dhe të përmirësohem sa më shumë në karrierën time”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher. Mesazhin e ka dhënë përmes një video të publikuar nga makina italiane Prema Racing, me të cilën piloti i ri gjerman do të garojë në Formula 2 këtë sezon.

mick schumacher
mick schumacher

Së shpejti pritet të nisë sezoni i ri për Mick Schuamcher dhe piloti që është pjesë edhe e Akademisë Ferrari mezi pret të zbresë në pistë. “Kam punuar shumë këtë dimër. Jam shumë i motivuar dhe në 110% të formës”, – u shpreh 19-vjeçari Mick Schumacher.