MENU
klinika

18-vjeçarja, atak kardiak në banesë

Ndërron jetë motra e vokalistit të One Direction

15.03.2019 - 13:54

Stilistja dhe motra e vokalistit të One Direction ndërron jetë në banesë.

Motra e këngëtarit të famshëm të One Direction, Louis Tomlinson është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare.

E dedikuar për t’u bërë stiliste, Felicite Tomlinson, e cila numëronte mbi 1,3 milionë ndjekës në rrjetet sociale, ka ndërruar jetë në banesën e saj në Londër.

Mendohet se shkaku i vdekjes ishte pësimi i një ataku kardiak.

Felicite dhe Louis humbën mamanë e tyre Johannah nga leuçemia në vitin 2016.

Ata kanë edhe 5 vëllezër e motra të tjerë, përfshirë binjakët nën moshën 6-vjeçare.

Louis është fëmija më i madh. Mediat raportojnë se më 13 mars rreth orës lokale 12:52 policia u njoftua se një e re kishte pësuar atak kardiak.