MENU
klinika

Caravaggio, vepra 150-milionëshe

Në ankand pas 4 shekujsh

03.03.2019 - 13:31

Në vitin 2014, papafingoja e një shtëpie në Tuluzë të Francës, krejt papritur u bë një “muze” arti: brenda saj u zbulua një pikturë mbuluar nga pluhuri dhe e dëmtuar nga lagështira, që nuk dukej të ishte fort e zakonshme.

Piktura ra në dorën e ekspertit Marc labarbe, i cili e pastroi, i dërgoi një fotografi të saj një njohësi të artit dhe më pas… thjesht, priti për një përgjigje konkrete.

(Vepra e gjetur në Tuluzë)

Pas pesë vitesh zbulimi, piktura qëndron e varur në një galeri të Londrës. Vepra në fakt, ishte një pikturë të humbur e Caravaggios, që më në fund kishte dalë në dritë. Bëhet fjalë për ‘Judith dhe Holofernes’, që besohet të jetë realizuar në vitin 1607.

Lajmi për gjetjen e pikturës së humbur të Caravaggios. Piktura do të dalë në ankand më 27 qershor, në Tuluzë, ku pritet të kapë një vlerë prej jo më pak se 150 milionë eurosh.

Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një pikturë të dhunshme, por Caravaggio është i famshëm për domethënien e kamufluar nën ngjyra. Sipas tyre, piktura ka një histori të komplikuar. Ajo është krijuar pasi Caravaggio u largua nga Roma, i akuzuar për vrasje dhe reflekton ndryshimin e dallueshëm në stilin e artistit gjatë kohës që ai ishte në azil, në Napoli.

Caravaggio u bë atje më i errët, më i zymtë dhe më ekstrem. Janë 4 dokumente që provojnë ekzistencën e pikturës, dy letra të vitit 1607 drejtuar Dukës së Mantovës, ku përshkruhet puna; një testament i vitit 1617 i një tregtari arti; si dhe një inventar i një prone në Antëerp, në vitin 1619.

Pas kësaj kohe nuk dihet më asgjë për veprën, deri në momentin e gjetjes së saj në Tuluzë.