MENU
klinika

Nuk i miratohet leja shpërblyese

Në “listën e zezë”si terrorist i ISIS, Verdi Morava 26-ditë grevë urie

29.03.2019 - 15:32

Verdi Morava është në ditën e 26 të grevës së urisë në burgun e Fushë-Krujës.

Morava është dënuar për nxitje urrejtje dhe si pjesë e një ‘grupi i xhihadit, me lidhje të forta me ISIS.

Verdi Morava pretendon se nuk i miratohet leja shpërblyese. Demostrata e tij brenda burgut, mësohet se është një mënyrë për të kundërshtuar kushtet dhe mënyrën e trajtimit brenda në burg.

Në lidhje me grevën ka reaguar edhe babai i Moravës, i cili akuzon autoritetet për gjendjen e djalit të tij. Sipas tij, djali i tij po vdes urie.

verdi-morava-konica.al
verdi-morava-konica.al

“Kërkoj ndihmë, im bir po vdes. Autoritetet nuk po e vënë ujin në zjarr.”-mësohet të jetë shprehur ai.

Verdi Morava akuzohet ndër të tjera se rekrutonte luftëtarë për ISIS.

Verdi Morava, doli para gjykatës në vitin 2016 si financues i celulës së ISIS, ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë duke thënë se është futur padrejtësisht në “listën e zezë”.

“Qeveria më ka futur në listën e zezë, ndërsa jam konsideruar terrorist pa vendim gjykate. Jam i pafajshëm dhe po më shkelen të drejtat e mia”– ka thënë Verdi Morava në sallën e gjyqit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin