“Terminator 6” pritet ta ketë premierën më 15 nëntor të vitit 2019 dhe Arnold Schwarzenegger do të vërë sërish syzet e tij të diellit për rolin e T-800, ndërsa Linda Hamilton do të rikthehet si Sarah Connor. Ylli i filmave aksion foli për këtë projekt dhe marrëdhënien me James Cameron,
“James Cameron e ka si fëmijën e tij ‘Terminator’ dhe përfshihet shumë në xhirime dhe kemi diskutime rreth drejtimit të skenave të caktuara ose sesi do të përfundojë dialogu apo sesi do të duket një personazh”.
James Cameron i ka marrë vetë përsipër të gjitha, është krijuesi i filmit, skenarist dhe producent i këtij kapitulli të ri. Me regji të Tim Miller, “Terminator 6” do ta rinisë historinë nga “Terminator 2”, duke injoruar komplet tre filmat pasues.